“Tërmet” te Bayerni pas titullit, shkarkohen Kahn dhe Salihamidziq
27 maj 2023
| 21:22
Titulli kampion nuk mjafton te Bayerni. Administratori Oliver Kahn dhe drejtori sportiv Hasan Salihamidziq nuk patën kohë as të festonin sepse atyre iu komunikua menjëherë shkarkimi nga detyra.
Dështimi në Champions, Kupën e Gjermanisë dhe rezultatet e dobëta të javëve të fundit solli shkarkimin e dyshes drejtuese. Pasardhësi i Kahn në detyrën e administratorit do të jetë 55-vjeçari Jan-Christian Dreesen.
Në krahun tjetër, Hasan Salihamidziq konsiderohet fajtor për problemet me afrimet dhe largimet nga skuadra në sezonet e fundit.
FC Bayern Aufsichtsrat: Trennung von Oliver Kahn und Hasan Salihamidžić – Jan-Christian Dreesen neuer Vorstandsvorsitzender.
— FC Bayern München (@FCBayern) May 27, 2023