Tërmetet s’e lënë të qetë Kroacinë

30 dhjetor 2020 | 09:17

Herët këtë mëngjes, Kroacia u trondit edhe nga tre tërmete të tjera, me epiqendër në zonën e Petrinjës.

Më i rëndi prej tyre kishte fuqinë e 4.8 shkallëve të Richterit, raportoi Shërbimi Sizmologjik kroat.

Sipas tij, tërmetet ndodhën në një thellësi prej dhjetë kilometrash.

Të martën, Kroacia u godit nga një tërmet i fuqishëm, prej 6.3 shkallësh të Richterit, dhe epiqendra e tij ishte tri kilometra nga Petrinja.

Sipas informacioneve të fundit, shtatë persona kanë humbur jetën, 20 janë plagosur, ndërsa dëmet materiale janë të mëdha.

Të gjitha shërbimet janë përfshirë në kërkimin e njerëzve që besohet se kanë mbetur nën rrënoja.

Kryebashkiaku i Petrinjës, Darinko Dumboviq, ka thënë se rreth gjysma e qytetit është shkatërruar.

Shefi i menaxhimit të krizave i Bashkimit Evropian, Janez Llenarçiç, do të vizitojë Petrinjën të mërkurën.

Tërmeti i së martës është ndjerë në kryeqytetin kroat, Zagreb, në Bosnje e Hercegovinë, në Serbi dhe, madje, në Itali.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Luke Letlow, një deputet republikan i zgjedhur në Luiziana më…