Tërmeti 5.2 ballë godet Rumaninë, lëkundjen ndjehen edhe në tre shtete fqinje
16 shtator 2024
| 18:38
Një tërmet i fortë me magnitudë 5.2 ballë të shkallës Rihter goditi rreth orës 5:30 të pasdites së sotme juglindjen e Rumanisë.
Sipas Institutit Euro-Mesdhetar, epiqendra e tërmetit ishte rreth 57 kilometra në lindje të Brasovit dhe thellësia fokale në 137 kilometra. Lëkundjet u ndjenë në pjesë të Rumanisë qendrore dhe lindore, Moldavisë jugperëndimore, Ukrainës jugperëndimore dhe Bullgarisë veriore.
Ende nuk ka patur raportime për dëme apo viktima si pasojë e tërmetit. Autoritetet rumune mund të mbyllin përkohësisht infrastrukturën e transportit në zonën e tërmetit për të kontrolluar për dëmtime.