Tërmeti 6.5 shkallësh i riterit trondit ShBA-në
01 prill 2020
| 08:50
Një tërmet me magnitudë 6.5 të shkallës riterit ka rënë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Tërmeti i regjistruar rreth orës 6 pasdite sipas orës lokale kishte epiqendrën 44 milje nga perëndimi i Challis në Idaho. Sipas mediave amerikane, lëkundjet ishin të forta, por nuk raportohet për lëndime në njerëz apo dëme të konsiderueshme. Pak më vonë u regjistrua edhe një paslëkundje e fuqishme me magnitudë 4.5 të shkallës rihterit. Departamenti i Policisë bëri me dije se nuk ka telefonata për ndihmë. /tch/
https://www.youtube.com/watch?v=NviuSl7-Oac