Tërmeti 7.2 ballë trondit Australinë
24 qershor 2019
| 11:30
Një tërmet i fortë me magnitudë 7.2 dhe me epiqendër në Detin Banda, ka tronditu banorët e qytetit Darwin në Australi. “The Guardian” raporton se ndërtesat u lëkundën dhe në lagjet në qendër të këtij qyteti u evakuuan sa më shpejt.
Banorët folën për lëkundje të forta, por nuk pati raportime për persona të lënduar apo dëme të mëdha. Zyra e Meteorologjisë ka njoftuar se nuk kishte kërcënim për cunami në Australi pas tërmetit.
Sizmiologët bënë me dije se lëkundjet sizmike ranë në një thellësi 200 kilometër nën det. Fillimisht ka rënë një tërmet i vogël, që u pasua nga tërmeti i fortë 7.2 ballë.