![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/07/termet.jpg)
Tërmeti dridh Greqinë
17 korrik 2022
| 09:31
Një tërmet me magnitudë 3.9 ballë të shkallës Rihter ka ndodhur herët në mëngjesin e së dielës, në orën 03:43, në Arkalochori të Kretës.
Sipas Institutit Gjeodinamik, epiqendra e tërmetit ka qenë 7 kilometra në verilindje të Arkalochorit, ndërsa thellësia fokale është vlerësuar në 11.8 kilometra.
Nuk raportohet për dëme materiale apo për të lënduar.