Tërmeti dridh Sarandën me rrethinë
21 nëntor 2019
| 08:44
Një tërmet me magnitudë 3.1 ballë me epiqendër në fshatin Aliko, 6 km në Juglindje të Sarandës, është ndjerë edhe në Delvinë, Finiq dhe Konispol.
Lëkundja është regjistruar në orën 04:07. Deri tani nuk raportohet për dëme. Pak ditë më parë një tërmet me magnitudë 3.6 ballë lëkundi Tiranën.
Në muajt e fundit vendi është lëkundur nga disa tërmete, më i forti me magnitudë 7.5 ballë ishte më datë 21 shtator me epiqendër në Durrës, që u ndje në disa qytete, duke shkaktuar panik te qytetarët, por edhe dëme materiale.