Tërmeti i fuqishëm në Indonezi, vendi vihet në alarm për cunam
Indonezia është tronditur nga një tërmet me magniturë 6.5 ballë. Lëkundjet më të fuqishme janë ndjerë ë kryeqytetin Xhakarta pasi ka goditur rajonin Java.
Pas rënies së tërmetit në vend është përhapur panik nga agjencia e menaxhimit të fatkeqësive të vendit e cila lëshoi alarm të përkohshëm për cunam.
Deri më tani raportohet se nga tërmeti dy persona kanë humbur jetën dhe shtatëdhjetë të tjerë janë plagosur. Nuk janë të pakta dëmet materiale pasi shumë ndërtesa janë shembur. Madhësia e tërmetit kishte magnitudë prej 6.5 dhe një thellësi prej 91 kilometrash sipas Studimit Gjeologjik të SHBA.
Shtatëdhjetë pacientë nga Spitali Banyumas u transferuan në çadra dhe një tjetër strehë të përkohshme pasi spitali në këtë zonë është shembur raporton CNN.