
Tërmeti godet sërish Shqipërinë, lëkundje 2.6 ballë në Shkodër
24 nëntor 2018
| 09:06
Një lëkundje e lehtë me magnitudë prej 2.6 ballësh është ndjerë në orët e para të mëngjesit të sotëm në vendin tonë.
Sipas të dhënave të Institutit të Gjeoshkencave, Energjise, Ujit dhe Mjedisit, epiqendra e tërmetit ka qenë në Shkodër, rreth 11 kilometra në jugperëndim të fshatit Dedaj.
Lëkundja ka qenë e lehtë dhe është ndjerë shumë pak në qytet, por edhe në zonat përreth, ndërsa deri tani nuk ka raportime për dëme.