
Tërmeti godet Shqipërinë
14 maj 2018
| 13:58
Sipas EMSC, Qendrës Evropiane Mesdhetare të Sizmologjisë, paraditen e të hënës janë shënuar lëkundje toke me magnitudë 4, në afërsi të Himarës.
EMSC-ja bën me dije se lëkundjet kanë ndodhur 20 kilometra në veri të Himarës, dhe 30 kilometra në verilindje të Vlorës.
Epiqendra e lëkundjeve të tërmetit ka një thellësi prej 2 kilometra.
Tërmeti ka ndodhur rreth orës 10:56 të paradites.