Tërmeti i fuqishëm 6 ballë godet ishullin e Kretës
02 maj 2020
| 15:34
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6 ballë të shkallës Rihter goditi rreth orës 14:00 ishullin e Kretës në Greqi.
Epiqendra e tërmetit ishte në det të hapur, 97 kilometra nga qyteti i Ierápetra në Kretë.
Nuk dihet niveli i dëmtimeve ose nëse ka pasur të lënduar në ishull që është një nga më të mëdhenjtë e Greqisë.
Ende nuk ka ndonjë paralajmërim për cunam. Eksperti i tërmetit, Christoph Gruetzner, shkroi në Twitter: “Një tërmet i fuqishëm në det të hapur në Kretë. LastQuake thotë ishte me magnitudë 6.5 ballë të shkallës Rihter. Nuk ka të ngjarë për dëme ose cunam”.
Tërmeti u regjistrua në një thellësi prej rreth 10 km në Detin Mesdhe.