Tërmeti i fuqishëm godet Kosta Rikën
13 tetor 2024
| 08:20
Një tërmet me magnitudë 6.2 të shkallës Rihter ka goditur pjesët veriperëndimore të Kosta Rikës, por sipas informacioneve të deritanishme nuk ka shkaktuar dëme serioze.
Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS) njoftoi se epiqendra e tërmetit ishte afër bregut të Paqësorit të Kosta Rikës, rreth 65 kilometra në veriperëndim të Tamarindo, afër kufirit me Nikaraguan, ku u ndje tërmeti, raporton AP.
Sipas raportit të USGS, tërmeti ishte në një thellësi prej rreth 18 kilometrash.