Tërmeti i fuqishëm në Azinë Juglindore, mbi një mijë viktima!

29 mars 2025 | 11:06

Numri i të vdekurve nga tërmeti i fuqishëm që goditi Mianmarin një ditë më parë ka kaluar mbi 1 000 viktima, ndërkohë raportohet se të paktën 2376 kanë mbetur të plagosur.

Lajmin e konfirmoi sot udhëheqja ushtarake e vendit për median shtetërore.

Pas kësaj tragjedie BE ka njoftuar se do të japë 2.5 milionë euro ndihmë për Mianmarin.

Kjo ndihmë humanitare do të shërbejë për shpëtimin e jetëve dhe nevojat që kanë njerëzit që u prekën nga kjo katrastrofë natyrore.

“Komisioni i BE, së bashku me partnerët tanë humanitar, po vlerësojnë situatën dhe nevojat në terren, me synimin për të mobilizuar ndihmën e mëtejshme. Me këto fonde, financimi total i BE-së për ndihmën humanitare për Mianmarin rritet “në mbi 35 milionë euro në 2025”, thuhet në shënimin e tyre.

Po ashtu edhe Korea e Jugut do të ofrojë 2 milionë dollarë ndihmë humanitare për Mianmarin përmes organizatave ndërkombëtare si ndihmë fillestare, tha të shtunën ministria e saj e jashtme.

Tërmeti me magnitudë 7,7 ballë Rihter goditi dje Mianmarin qendror, në një thellësi prej 10 kilometrash. Ai u pasua pak minuta më vonë nga një pasgoditje me magnitudë 6,7 ballë. Instituti gjeozizmik italian, tha se goditja kryesore ishte 300 herë më e fuqishme se ajo e Amatrice në vitin 2016.

Ndërkohë Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS) një ditë më parë thanë se vdekjet mund të variojnë nga 1000 deri në 10000.

Marrja e informacionit nga situata në Mianmar ka qenë e vështirë pasi vendi ka qenë në trazira politike që kur një junta ushtarake mori pushtetin në një grusht shteti të vitit 2021.

Miliona njerëz janë zhvendosur nga luftimet e vazhdueshme në vend.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e ardhshme duhet të ketë agjendë të qartë në…