Tërmeti, këshilltari i Metës dorëzon banjo moderne për kampet e ngritura në Durrës

06 dhjetor 2019 | 13:04

Ilir Kulla, këshilltar i presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, i ka dorëzuar sot drejtorit të Emergjencave Civile Haki Cakos dhe prefektit të Durrësit në Port banjot moderne me dush dhe me të gjitha kapacitetet për kampet e ngritura nga Emergjencat Civile me rastin e tërmetit të 26 nëntorit në Durrës dhe rrethinë.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, për këtë ndihmë ka falënderuar miqtë e tij Paride dhe Ivan De Massi e Salvatore Tafuro.

Postimi i plotë i tij:

Duke falënderuar miqtë Paride dhe Ivan De Massi, Salvatore Tafuro per ndihmen bujare i dorëzova sot drejtorit të Emergjencave Civile Haki Cako dhe refektit të Durrësit në Port banjot moderne, me dush dhe te gjitha kapacitetet për kampet e ngritura nga Emergjencat Civile me rastin e tërmetit të 26 nëntorit në Durrës dhe rrethinë. Lidhja speciale mes Italisë dhe Shqipërisë është unike sepse ajo është shumë më e fortë ndemjet individëve, qytetarëve, njerëzve të thjeshtë, shumë më e fortë se ajo mes institucioneve! Grazie

Fotografia e Ilir Kulla

Fotografia e Ilir Kulla

Fotografia e Ilir Kulla

Fotografia e Ilir Kulla

Fotografia e Ilir Kulla

 

 

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka shpalosur sot analizën “Konsensusi…