Tërmeti lë pas inatet politike, Rama takon sot Metën
02 dhjetor 2019
| 08:23
Sot në mbledhjen e pestë të jashtëzakonshme të qeverisë, kryeministri Rama zbuloi se në orën 08:30 do të takohet me presidentin Meta, me ftesë të këtij të fundit.
“Mos vonohemi se kemi edhe një takim më pas me kërkesë të z. Ilir Meta. Në 08:30 do të jemi në atë mbledhje”, ka thënë Rama në mbledhjen e qeverisë.