Tërmeti “lëkund” Ballkanin, dridhen Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, Serbia

11 gusht 2018 | 18:12

Tërmeti i fuqishëm që ra para pak minutash në Shqipëri, e ka pasur epiqendër në 10 kilometra nga Burreli.

Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë në disa qytete të vendit, kryesisht në zonë verilindore të vendit si si Buliqizë, Burrel, por edhe në Lezhë, Tiranë e Durrës. Ndërkohë që lëkundje më të lehta raportohen të jenë ndjerë edhe në qytetin e Beratit.

Sipas Qendrës Europiane-Mesdhetare të Sizmiologjisë “EMSC”, tërmeti ka qenë me magnitudë 5,1 dhe ka qenë me epiqendër 10 km në lindje të Burrelit, 38 km në verilindje të Tiranës, me thellësi 10 km.

Lëkundjet e forta të tërmetit janë ndjerë edhe në Malin e Zi, Kosovë, Maqedoni, po sipas “EMSC”, lëkundjet janë ndjerë edhe në Bosnjë-Hercegovinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë në disa qytete të…