![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_2-16-780x439-1.png)
Tërmeti me magnitudë 7.6 dridh Karaibet, alarm për cunami
09 shkurt 2025
| 08:47
Një tërmet me magnitudë 7.6 ka goditur Detin Karaibe në jug të ishujve Kajman, sipas Shërbimit Gjeologjik të ShBA-së.
Alarmi për cunami u dha dhe autoritetet u kërkuan banorëve pranë vijës bregdetare të largoheshin.
Bëhet me dije se tërmeti kishte një thellësi prej 10 kilometrash, shkruan AP, përcjell Telegrafi.
Ndërsa qeveria e ishujve Kajman më vonë publikoi të gjitha informatat e qarta në faqen e saj në Facebook.
Rënia e alarmit bëri që njerëzit të largoheshin nga zonat bregdetare dhe shkaktoi trafik të rënduar, sipas medieve lokale.
Ndryshe, nuk ka raporte të menjëhershme për dëme.