Tërmeti në Afganistan shkakton qindra viktima

22 qershor 2022 | 08:08

Një tërmet i fuqishëm ka vrarë të paktën 250 njerëz dhe ka lënë dhjetëra të plagosur në Afganistan.

Kështu ka thënë një zyrtar lokal për BBC-në, transmeton Express.

Fotot e shpërndara në rrjetet sociale tregonin njerëz në barela, rrënoja dhe shtëpi të rrënuara në provincën Paktika.

Një zyrtar i qeverisë lokale ka thënë se numri i të vdekurve prej më shumë se 250 ka të ngjarë të rritet dhe se më shumë se 150 të tjerë ishin plagosur.

Tërmeti goditi rreth 44 km (27 milje) nga qyteti juglindor i Khost.

Lëkundjet u ndjenë në më shumë se 500 km në Afganistan, Pakistan dhe Indi, sipas Qendrës Sizmologjike Mesdhetare Evropiane, cituar nga Reuters.

Qendra tha se dëshmitarët kishin raportuar se e kishin ndjerë tërmetin në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul, si dhe në kryeqytetin e Pakistanit, Islamabad.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, sot do të bashkëbisedojë me…