
Tërmeti në Bangkok, gruaja lind foshnjën në rrugë
28 mars 2025
| 21:42
Një grua lindi fëmijën e saj në mes të rrugës në Bangkok, pasi spitali në të cilin qëndronte u evakuua pas tërmetit në Mianmarin fqinj.
Pacientja ishte e shtrirë në një barelë ndërsa stafi i spitalit e ndihmoi në lindjen e fëmijës.
Pacientët e tjerë të spitalit u mblodhën në një park, disa prej tyre ishin në barela dhe karrige me rrota.
Stafi i spitalit u kujdes për pacientët edhe jashtë ambienteve të qendrës shëndetësore.
Ekipet e kërkim shpëtimit janë ende duke asistuar në gjetjen e personave që mund të jenë nën rrënoja. Sipas autoriteteve tajlandeze rreth 100 persona janë shpallur të zhdukur.