Tërmeti në Indonezi, arrin në 252 numri i viktimave
22 nëntor 2022
| 12:55
Ekipet e shpëtimit në Indonezi kanë thënë se kërkimet do të vazhdojnë gjatë gjithë natës për të mbijetuarit e tërmetit shkatërrues të së hënës, i cili dihet se ka vrarë më shumë se 250 njerëz dhe plagosur qindra të tjerë.
Tërmeti, i ndjekur nga disa pasgoditje, tronditi ishullin kryesor të vendit, Java, duke dëmtuar ndërtesat dhe duke i shtyrë njerëzit të përpiqeshin për siguri.
Një zëdhënës i qeverisë lokale në Java perëndimore, ka thënë të martën se numri i të vdekurve ishte rritur në 252 të vdekur.
Janë 31 persona të zhdukur dhe 300 të lënduar.
Agjencia e Indonezisë për Zbutjen e Fatkeqësive (BNPB), ka thënë se më shumë se 2 200 shtëpi ishin dëmtuar dhe më shumë se 5 300 njerëz ishin evakuuar.