
Tërmeti në Pakistan lë 20 të vdekur dhe 300 të lënduar
24 shtator 2019
| 21:39
Një tërmet me fuqi 5.8 shkallë të Rihterit ka goditur kryeqytetin e Pakistanit, Islamabad dhe disa qytete të tjera.
Raportohet se së paku 20 persona kanë humbur jetën dhe rreth 300 të tjerë janë plagosur.
Epiqendra e tërmetit ishte afër qytetit malor Jehlum në provincën Punxhab, tha Departamenti Meteorologjik i Pakistanit bazuar në vlerësimin e tij paraprak.
Sipas dëshmitarëve dridhjet në Islamabad ishin të fuqishme duke bërë që shumë njerëz të qëndrojnë në rrugë, ndërsa numri i të vdekurve vazhdon të rritet.
https://youtu.be/vReibfrMxZg