Tërmeti në Shqipëri, 39 viktima deri më tani
28 nëntor 2019
| 08:56
Ka shkuar në 39 bilanci i viktimave të tërmetit katastrofik, që tronditi Shqipërinë mëngjesin e 26 nëntorit, me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter, i ndjekur nga një sërë lëkundjesh të tjera të forta.
Ndërkaq mbi 650 të tjerë janë lënduar.
Dëme të shumta janë shënuar në ndërtesa, shtëpi dhe hotele kryesisht në zonën e Durrësit, Thumanës dhe Tiranës.