Tërmeti në Shqipëri, regjistrohen edhe 8 pasgoditje deri në orët e para të mëngjesit
Lëkundja e mbrëmshme e tërmetit me magnitudë 4.7 ballë të shkallës Rihter, me epiqendër në Klos, është pasuar nga pasgoditje deri në orët e para të mëngjesit.
Që pas lëkundjes me magnitudë 4.7 ballë, janë regjistruar 8 pasgoditje, intensiteti i të cilave ka qenë në ulje të vazhdueshme. Pjesa më e madhe e tyre janë regjistruar në njësinë administrative Xibër të Klosit dhe magnituda nuk i kalon 2.7 ballë.
Qendra Kombëtare e Emergjencave Civile ka bërë me dije gjatë mbrëmjes së djeshme se tërmeti ka shkaktuar dëme të vogla materiale kryesisht në njësinë administrative Xibër të Klosit ku ka qenë edhe epiqendra.
Në një pallat të Bulqizës të dëmtuar nga tërmeti i 2019-tës, u raportuan plasaritje të shtuara dhe banorët e kaluan mbrëmjen tek të afërmit e tyre.