Tërmeti në Shqipëri, shkon në 21 numri i viktimave
26 nëntor 2019
| 19:43
Deri më tani 21 persona kanë humbur jetën dhe mbi 600 janë lënduar nga disa tërmete të fuqishme që kanë goditur Shqipërinë në mëngjesin e së martës.
Në mesin e viktimave, janë edhe dy qytetarë nga Kosova, vëllezër nga Komuna e Gjilanit.
Ministrja e Mbrojtjes së Shqipërisë, Olta Xhaçka ka dhënë deklaratë të jashtëzakonshme lidhur me situatën e krijuar pas tërmeteve të fuqishme që goditën së fundi Shqipërinë.
Xhaçka ka thënë se janë duke punuar vazhdimisht për të shpëtuar të gjithë të prekurit nga lëkundjet e tokës, ndonëse në kushte të rënda për shkak të gjendjes së krijuar nga ndërtesat e rrënuara.