Tërmeti në Shqipëri, shkon në 30 numri i viktimave
27 nëntor 2019
| 20:31
Ka shkuar në 30 numri i viktimave nga tërmeti që goditi Shqipërinë dhe mbi 650 të tjerë janë të lënduar.
Ekipet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë të kërkojnë për të mbijetuar nën rrënojat e pallateve të rrëzuara.
Një tjetër tërmet i magnitudës 5,3 goditi Shqipërinë sot në orën 15:45 duke shkaktuar lëvizje të mëtejshme të rrënojave të godinave tashmë të shembura.
Epiqendra e tërmetit ishte në Detin Adriatik, 24 kilometra në veri të Durrës, me thellësi 10 kilometra.