Tërmeti në Turqi, Mertensi dhe bashkëshortja e tij në krye të misionit
08 shkurt 2023
| 16:22
Dries Mertens është një shembull për t’u ndjekur edhe jashtë fushës së lojës. Sulmuesi belg që është pjesë e skuadrës së Galatasarayt në elitën e futbollit turk, së fundmi është i përfshirë totalisht në misionin për të ndihmuar njerëzit në nevojë pas tërmetit katastrofik që goditi Turqinë.
35-vjeçari së bashku me bashkëshorten e tij po kontribuojnë në misionin që ka nisur klubi i Galatasarayt teksa po shpërndahen ushqime për të gjithë njerëzit e prekur nga katastrofa natyrore.
Ky gjest i sulmuesit mori vëmendjen e të gjithë medieve në Turqi ndërsa është vlerësuar maksimalisht nga ana e tifozerisë. Në këtë sezon me Galatasarayn, Mertens është aktivizuar në 20 ndeshje ndërsa e ka gjetur rrugën e rrjetës në pesë raste.