Tërmeti që goditi Greqinë, u dëgjua edhe në 6 shtete të rajonit
09 janar 2022
| 23:27
Tërmeti me magnitudë 5.5 ballë të shkallës Rihter ka ndodhur 6 kilometra në veriperëndim të qytetit të Florinës në Greqi.
Thellësia e tërmetit që goditi në orën 21:43 ishte 10 kilometra.
Ky tërmet u dëgjua në 7 shtete të rajonit, përfshirë edhe Kosovën.
Dridhjet u dëgjuan në Greqi, Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Serbi, Mal të Zi e Bullgari.
Ende nuk ka raportime për dëme eventuale nga ky tërmet.