Tërmeti që u dëgjua në Kosovë kishte epiqendrën në Rumani
14 shkurt 2023
| 14:40
Lëkundje të lehta të tërmetit janë dëgjuar sot pasdite në Kosovë.
Mirëpo, Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane ka njoftuar se epiqendra e tërmetit prej 5.7 ballësh ishte Rumani.
Sipas ueb-faqes të kësaj qendre, tërmeti kishte epiqendrën 73 kilometra në verilindje të Drobeta-Turnu Severin.
Thellësia e tërmetit ishte 10 kilometra nga sipërfaqja e tokës.
Njoftimi për dridhje të tokës në Rumani, vijnë në kohën kur Turqia dhe Siria po përballen me pasojat e tërmeteve shkatërruese të 6 shkurtit që kanë marrë jetën e mbi 35.000 personave.