Tërmeti, Rama shpall gjendjen e jashtëzakonshme
27 nëntor 2019
| 09:13
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një konferencë për media ka folur për të rejat më të fundit, ai ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme.
“Gjendja e jashtëzakonshme është në perimetrin e Tiranë-Durrësit. Prioriteti ynë i ditës së sotme është shpëtimi i të gjitha jetëve të mundshme”, ka thënë Rama.
Së paku 25 njerëz u konfirmuan të vdekur dhe mbi 650 të lënduar.
Në mesin e viktimave, janë edhe dy qytetarë nga Kosova, vëllezër nga Komuna e Gjilanit.
Epiqendra e tërmetit prej 6.3 shkallësh të Richterit u regjistrua rreth 34 kilometra në veriperëndim të Tiranës.
Shumica e viktimave pësuan në qytetin e Durrësit dhe qytezën Thumanë.