Tërmeti sërish dridh Shqipërinë
29 nëntor 2019
| 00:20
Nuk ndalen lëkundjet sizmike në Shqipëri. Një tjetër tërmet ka goditur vendin në orën 00:00 të premtes, pas disa lëkundjeve që u regjistruan më herët.
Tërmeti me magnitudë 4.8 rihter është regjistruar në Rubjekë në Durrës, por lëkundjet janë ndjerë edhe në Tiranë. Aktualisht vendi është përfshirë edhe nga stuhi shiu.