Tërmeti shëmb një pjesë të Shkëmbit të Kavajës (VIDEO)
21 shtator 2019
| 19:06
Lëkundjet e forta të tërmetit janë ndjerë jo vetëm në kryeqytet por edhe në Durrës, pasi epiqendra e tij ka qenë pikërisht në detin Adriatik, pranë Kepit të Rodonit.
Mediet në shqipëri kanë publikuar pamje filmike, ku duket momenti teksa tërmeti shemb një pjesë të Shkëmbit të Kavajës, duke mbuluar zonën nga re tymi. Situata duket se ka shkaktuar panik tek banorët.
/mapo