Tërmeti tragjik në Turqi, analistja Bahiti: Solidariteti vazhdon për popullin mik të Turqisë
Anisa Bahiti, dhe njëkohësisht, Drejtoresha e Infoweb/Media, ka qenë e ftuar në emision “Zona Zero” në Top News të gazetarit Thimi Samarxhiu, ku ka folur për tërmetin tragjik në Turqi, situatën e cila ndodhet sot Turqia, ndihma që Shqipëria i ofrojë me ekipet e kërkim-shpëtimit, organizatat private që u solidarizuan me dhimbjen e tyre, e cila momentalisht u ka marrë jetën mbi 37 mijë personave.
Gazetari: Si po shkon ky gjithë ky proces për organizimin e ndihmave që Shqipëria po i jep Turqisë?
Bahiti: Në Shqipëria vazhdon solidariteti i institucioneve, organizatave dhe qytetarëve për të mbështetur me ndihma materiale nën koordinimin e Ambasadës turke në Tiranë dhe me mbështetjen e Shoqatës së të Diplomuarve në Türkiye të Shqipërisë (TUMED) dhe Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Türkiye (ATTSO), me “Fundjavë Ndryshe” të Arbër Hajdarit dhe të organizatave të ndryshme janë nisur dy kamionet e parë drejt Truqisë, po ashtu ditën e sotme është nisur një tjetër kamion me ndihma të nevojshme.
Gazetari: Çfarë ndihmash janë kronkretisht materialet që janë nisur drejt Turqisë?
Bahiti: Ndihmat që konsistojnë janë kryesisht: veshje për fëmijë dhe të rritur, gjeneratorë, ngrohëse, batanije, materiale higjenike dhe materiale të nevojshme.
Gazetari: Ku mund të drejtohen të gjithë ata njerëz të cilët dëshirojnë të kontribuojnë në këtë solidaritet? Ka disa pika orientimi?
Bahiti: Të gjitha ndihmat që dërgohen janë nën mbikëqyrjen e Ambasadës, po ashtu (TUMED) është shoqata e të diplomuarve turq në Shqipëri, të cilët njerëzit mund ta gjejnë shumë lehtë në rrjetet sociale për të kontaktuar. Gjithashtu, për lehtësi njerëzit mund të trokasin në xhaminë e Namazjasë, të cilat bëjnë të mundur grumbullimin e materialeve që nisen drejt Turqisë.
Gazetari: Duke qenë se ju keni lidhje të forta miqësie në Turqi dhe e njihni më mirë situatën, a mund të na tregoni një pasqyrë të gjithë situatës aktuale në Turqi?
Bahiti: Unë kam shumë miq të cilët kanë patur familjar të tyre në zonën ku ka rënë tërmeti dhe nuk mund ta shpjegojmë dot me fjalë të gjithë tmerrin dhe situatën që ata njerëz kanë përjetuar dhe vazhdojnë të përjetojnë. Është një situatë tragjike dhe ata njerëz fatkeqësisht, janë dobësuar moralisht, fizikisht, shpirtërisht dhe në të gjitha dimensionet e tyre. Solidariteti që ka treguar bota dhe ne si shqiptar është shumë i nevojshëm në këto momente për ata njerëz që i kanë sytë nga qielli dhe shpresën tek Zoti.
Gazetari: Duke marrë parasysh situatën që cekëm më lartë, a ka komunitet shqiptar në atë zonë të cilët janë prekur nga kjo tragjedi?
Bahiti: Po është e vërtetë që ka pasur Shqiptar të Kosovës të cilët jetojnë prej vitesh në Turqi, por nuk di të them me saktësi edhe me numër të verifikuar sesa janë, por sidoqoftë çdo jetë e humbur qoftë shtetas i kujtdo është një dhimbje e madhe dhe shumë e thellë për të gjithë ne.
Gazetari: Si po shihet në sytë e qytetarëve turq reagimet e Presidenti Erdogan me gjithë këtë situatë?
Bahiti: Kriza të forta përballohen vetëm me lidership të fortë. Dhe nuk ka dyshim që Erdogan është një lidër i jashtëzakonisht i fortë i Evropës të kohëve që po jetojmë. E ka demostruar ndër vite me krizën e luftës në Siri, në Azerbajxhan dhe konfliktin në Ukrainë duke mbajtur të hapur koridorin e drithrave me Rusinë.
Gazetari: Sa mund të ndikojë tek zgjedhjet kjo situatë, a do të ketë reagime të shpejta ndaj kësaj tragjedie?
Për Edi Ramën nuk më takon mua të jap vlerësimin politik mbi kryeministrin, por fakti që në zonat ku tërmeti bëri dëme të mëdha Kryeministri dhe partia e tij u votuan më shumë dhe kjo tregon që pati një menaxhim të suksesshëm të krizës së tërmetit të 2019-tës.
Gazetari: Si u mirëpritën skuadrat e kërkim-shpëtimit në Turqi, çfarë reagimesh pati mbi këtë veprim nga mbërritja e atyre atje?
Bahiti: Marrëdhëniet Shqipëri-Turqi kanë qenë dhe janë shumë miqësore dhe vllazërore. I takonte Shqipërisë t’i kthente sadopak ndihma Turqisë në këto momente, t’i përgjigjet nevojës së tyre, sepse momentet e vështira të tërmetit të 2019-tës ne i përjetuam dhe e pamë që të gjithë që Presidenti Erdogan dhe populli turk u solidarizua me ne.