Tërmeti trondit San Franciskon
04 janar 2018
| 19:55
San Francisko është goditur nga një tërmet ditën e sotme, ndërsa ka edhe paralajmërime për të tjera lëkundje.
Tërmeti ishte me magnitudë 4.4 ballë, ndërsa nuk ka pasur raportime të menjëhershme për dëme materiale.
Epiqendra e tërmetit është regjistruar në Berkeley, por lëkundjet janë ndjerë deri në 40 milje larg.
Një zëdhënës i Departamentit të Zjarrfikësve në Berkeley ka thënë se ka marrë me dhjetëra telefonata nga qytetarët për lëkundjet e ndjera.
Një zyrtar i Institutit Gjeologjik të SHBA ka thënë se ekziston rreziku që vendi të goditet nga një tjetër tërmet edhe më i fuqishëm në ditët në vazhdim, për të cilin ai është shprehur se mundësitë janë nga 5 deri në 10 përqind./Topchannel/