Tërmeti trondit Turqinë, ja sa ishte magnituda
23 maj 2024
| 19:04
Një tërmet i fortë ka goditur Turqinë pak minuta më parë. Tërmeti ka qenë i forcës 4.7, ndërsa epiqendra ka qenë 35 kilometra nga Çorum.
Thellësia fokale ka qenë 5 kilometra. Aktualisht nuk raportohet për lëndime në njerëz apo dëme materiale.
Ndërkohë mediat turke raportojnë se shumë qytetarët kanë dalë të frikësuar në rrugë, pasi lëkundjet kanë qenë të forta.