Tërmeti zgjoi rrezikun 500-vjeçar
Tërmetet që u regjistruan këtë verë në shtetin amerikan që njihet për tërmete, Kaliforninë, bënë më tepër se thjesht ta shkundnin tokën, sipas shkencëtarëve.
Tërmeti nisi më 4 korrik me një shkundje paralajmëruese me magnitudë 6.4, tërmeti kryesor erdhi pas 36 orësh me magnitudë 7.1, të vegjlit që pasuan ishin të panumërt, rreth 100 mijë.
Kjo dukuri ishte më e fuqishmja në 20 vjetët e fundit për zonën, por tani shkencëtarët mendojnë se ka vënë në lëvizje 20 pllaka të tjera më të vogla. Këto pllaka nuk i njihnin deri më sot dhe kanë qenë pa lëvizur për rreth 500 vjet.
“Me pak fjalë, nuk e dimë se ç’do të thotë. Por është befasuese, sepse nuk ishte parë ndonjëherë pllaka në zonën Garlok që të lëvizte”, ka thënë gjeologu i Universitetit të Kalifornisë, Zakari Ros.