Tërmetin në Serbi e ndjeu Rumania
30 prill 2024
| 08:55
Një tërmet me magnitudë 4.3 të shkallës Rihter ka tronditur Serbinë mëngjesin e sotëm.
Dhe siç raportojnë mediat serbe, përcjell Telegrafi, fuqia e tij është ndjerë fuqishëm edhe në Rumani.
Siç theksojnë mediat serbe, informacionet e para ishin se tërmeti është regjistruar në Rumani me epiqendër në Drobeta-Turnu Severin.
Por Shoqata Sizmologjike e Serbisë raporton se epiqendra ka qenë afër Tekije, në thellësi 11 kilometra.
Një nga dëshmitarët ka shkruar: “Më zgjoi, filluan të dridheshin shtretërit dhe dollapët”.
Tërmetet e këtij intensiteti mund të shkaktojnë dëme të vogla në ndërtesat në zonën epiqendrore.