‘Terminatori’ dënohet me 30 vjet burgim për krimet në Kongo
Një ish-udhëheqës i rebelëve të Kongos është dënuar me 30 vjet burgim për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Bosco Ntaganda, i njohur me nofkën “terminator” është dënuar për 18 akuza, përfshirë: vrasje, përdhunim, skllavëri seksuale dhe përdorim të fëmijëve si ushtarë.
Gjykatësit në Gjykatën Ndërkombëtare për Krime kanë konstatuar në korrik se luftëtarët besnikë të Ntagandas kanë kryer “masakra të tmerrshme” kundër civilëve.
Dënimi është më i gjati që ka shqiptuar ndonjëherë Gjykata Ndërkombëtare për Krime.
Ntaganda, 46 vjeç, është personi i parë që është dënuar për skllavëri seksuale nga kjo gjykatë.
Ai ka qenë i përfshirë në disa konflikte të armatosura, si në Republikën Demokratike të Kongos, ashtu edhe në Ruandë.
Ntaganda është dorëzuar në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Ruandë në vitin 2013.