Tërmkolli: Dështoi më shumë opozita

01 nëntor 2018 | 22:45

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Melihate Tërmkolli, ka thënë se me mosmiratimin e rezolutës për dialogun kanë dështuar pozita dhe opozita.

Ajo përmes një postimi në llogarinë e saj në “Facebook”, ka shkruar se as pozita, as opozita nuk u duk që e kanë me të vërtetë vullnetin për një rezolutë të tillë. 

Postimi i plotë i saj:

Ҫ’farë Kuvendi?!

Kuvendi i Kosovës dështoi sot për ta miratuar rezolutën me të cilën mendohej t’i pamundësohej kujtdo që të bisedojë për territorin e Kosovës në bisedimet me Serbinë. Dështoi edhe pozita edhe opozita, më shumë opozita. Në fakt, as pozita as opozita nuk u duk që e kanë me të vërtetë vullnetin për një rezolutë të tillë. Edhe po të miratohej, jo se bëhej shumë me atë rezolutë, por së paku do të shihej një minimum vullneti për një konsensus të mundshëm për ҁështjet nacioale, siҁ janë bisedimet me Serbinë. Papërgjegjësi, papërgjegjshmëri, jo seriozitet i Kuvendit dhe krerëve politikë e cila veç po i kushton shumë vendit tonë e mund t’i kushtojë edhe më shumë.  

#MT

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka sqaruar…