Tërmkolli i reagon Lutës: LDK-ja e përnjëmendtë nuk shkon në protesta pas ‘çdokujt’

31 janar 2022 | 13:41

Ish-ministrja dhe ish-deputetja, Melihate Tërmkolli, ka reaguar në lidhje me një deklaratë të nënkryetarit të LDK-së, Lutfi Haziri, i cili ka thënë se kjo parti është institucionaliste dhe nuk merr pjesë në protesta.

Ajo përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se LDK-ja e përnjëmendtë nuk shkon në protesta pas ‘çdokujt’.

“Ose Luta nuk është LDK ose LDK nuk është më ‘institucionaliste’. LDK-ja, ajo që ishte e njëmendtë, jo veç del në protesta por edhe organizon protesta, sa herë që rrezikohet qenia kombëtare, interesat e qytetarëve dhe shtetit tonë. Sigurisht, LDK-ja e përnjëmendtë, nuk shkon në protesta pas ‘çdokujt’. Porse fshehja e vazhdueshme pas ‘institucionalizmit’ edhe kur rrezikohet rëndë interesi i qytetarëve dhe i vendit, është mungesë karakteri e pazargjinjëve të shtetit”, ka shkruar Tërmkolli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë vikendit janë arrestuar…