Tërmkolli: Isa Mustafa kryetar jofunksional i LDK-së
Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Melihate Tërmkolli, ka thënë se e gjithë përçarja që ndodh në LDK i shkon në shërbim presidentit Hashim Thaçi.
Tërmkolli në “Info Magazine” ka deklaruar se e gjithë kjo po ndodh për shkak se Lidhja Demokratike e Kosovës nuk ka një kryetar funksional.
”Përplasjet mes Hazirit dhe Osmanit më shumë se betejë për pushtet do e kisha quajtur një lloj shërbimi ndaj Presidentit Thaçi. Esenca është se krejt kjo çka po ndodhë është që të defaktorizohet LDK-ja. Problemi qëndron në një diçka që po i shkon shumë përshtati Hashim Thaçit e gjithë ‘kompanisë’ – pikërisht mungesa e një kryetari funksional i Lidhjes Demokratike të Kosovës. LDK e ka kryetarin, por jofunksional. Përçarja e Lidhjes Demokratike po i shkon shumë përshati kundërshtarëve politikë. Secili në paraqitjet e veta sikur duan të tregojnë se ja kush jam unë. Kosovës absolutisht më shumë se kurrë pas periudhës së pasluftës i duhet një Lidhje Demokratike e fortë. LDK-së i duhet një kryetar i funksional”, ka theksuar ajo.