Tërmkolli: Kontributi i grave shqiptare për liri e demokraci s’mund të fshehët nga një ‘Fake presidente’
22 tetor 2022
| 15:25
Ish-deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli, e ka kritikuar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, për Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, i cili po mbahet për herë të parë në Prishtinë.
Në “Facebook” ajo ka shkruar se kontributi grandioz i grave shqiptare për liri, pavarësi, paqe dhe demokraci nuk mund të fshehët nga një “Fake presidente”.”Historia, pra edhe roli dhe kontributi grandioz i grave shqiptare për Liri, Pavarësi, Paqe e Demokraci, nuk mund të fshehet nga askush, aq më pak nga një ‘Fake Presidente’. Nderim të gjitha grave që punuan e sakrifikuan dhe ende punojnë për këtë vend!”, ka shkruar Tërmkolli.