Tërmkolli kritikon Osmanin dhe Kurtin: Thaçi është i patejkalueshëm për Ditën e Pavarësisë
Ish-deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli, ka kritikuar përfaqësuesit e shtetit për shënimin e Ditës së Pavarësisë.
Me anë të një statusi në Facebook, Tërmkolli ka thënë se secila parti kishte heronjt e vetë.
Me tutje, ajo ka ka thënë se është marrëzi mohmi i presidentit Rugova dhe se emri i ish-presidentit Hashim Thaçi është i patejkalushëm për Ditën e Pavarësisë.
Postimi i plotë:
Përfaqësuesit më të lartë të shtetit tonë, Ditën e Pavarësisë, në Kuvend, secili doli me herojtë “e vet”! Nuk priten ditë të mira për një vend në të cilin secila parti politike ka herojtë e vet, përjashtues me njëri tjetrin.
Është marrëzi politike e kombëtare mohimi i Presidentit Rugova, themeluesit të shtetit të pavarur dhe Adem Jasharit e UÇK- së, në cilëndo ngjarje kombëtare ndërsa në datën e shpalljes së pavarësisë është i patejkalueshëm edhe Hashim Thaçi! Kështu thotë logjika dhe vetëdija shtetërore kombëtare.
Ata që guxojnë t’i mohojnë, t’i partizojnë e t’i personalizojnë, janë veç adoleshentë të rrezikshëm të politikës të cilët nuk meritojnë t’i mbajnë pozitat që kanë! #MT