Tërmkolli: Kurti bashkëpunues me Serbinë, azgan me Amerikën
Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Melihate Tërmkolli, ka komentuar zhvillimet e fundit për situatën në veri, ku Kosova dhe Serbia në një takim në Bruksel të enjten kanë arritur një marrëveshje tri pikëshe për targat e automjeteve.
Duke iu referuar kësaj marrëveshje dhe refuzimit të gazsjellësit amerikan, Tërmkolli ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po bëhet bashkëpunues me Serbinë, ndërsa azgan me Amerikën.
“Albini nuk shkëputet dot nga mendësia politike Lindore. Bashkëpunues mjeran me Serbinë, në dëm të Kosovës (marrëveshja e djeshme në Bruksel!), azgan me Amerikën, në dëm të Kosovës (refuzimi i gazsjellësit amerikan!) Opozita, mungon! Vendi po zbrazet! Kah po shkojmë kështu?!”, ka shkruar Tërmkolli në llogarinë e vet në “Facebook”.