Tërmkolli: LDK-ja do ta ketë vështirë ta kalojë pragun me Selmanajn në krye
01 dhjetor 2020
| 08:34
Anëtarja e LDK-së, Melihate Tërmkolli, ka kritikuar zëvendëskryeministrin Driton Selmanaj duke thënë se nëse qëndrojnë persona të tillë në krye të LDK-së, do ta ketë të vështirë ta kalojë pragun.
“Njeri kryesor në qeveri me t’u bo Driton Selmanaj, është goxha problem i madh. Është djalë shumë i mirë, veç me ta qitë në krye të shtetit, nuk bën, nuk funksionon”, tha ajo në Kanal 10.
“Nëse qeta njerëz rrinë në udhëheqje, LDK-ja e ka vështirë me e kalu pragun”, shtoi ajo.