Tërmkolli me akuza ndaj Abdixhikut: Po vazhdon përpjekja për të më ‘zhdukur’
18 mars 2021
| 12:18
Zyrtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Melihate Tërmkolli, e cila është lënë jashtë Këshillit të Përgjithshëm të kësaj partie, ka vazhduar kritikat për liderin e ri të LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Ajo ka thënë se pas Isa Mustafës edhe Abdixhiku është duke vazhduar përpjekjen për ta “zhdukur”.
“Diferencimi ideo-politik dhe përpjekja për të më ‘zhdukur’, po vazhdon. Pas Isës & Co, tani halli i Lumirit?! Edhe në 1989-tën më diferencoi deri në ‘zhdukje’ politika gjenocidale e Millosheviqit të cilës i shërbente Isa, që natyrshëm e vazhdon Lumiri. Eu, eu, ku kemi ra”, ka shkruar Tërmkolli në llogarinë e vet në “Facebook”.