Tërmkolli: Në rastin e Deçanit është rrezikuar siguria nacionale, institucionet tona ende në gjumë
15 korrik 2021
| 10:53
Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Melihate Tërmkolli, ka reaguar për situatën e krijuar në komunën e Deçanit pas helmimit të më shumë se 1000 qytetarëve, ku dyshohet se kjo ka ndodhur si pasojë e ujit të pijës.
Ajo përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se Deçani është rast për Prokurorinë e Shtetit, AKI-në, policinë dhe jo veç për institucione lokale.
“Në rastin e Deçanit është rrezikuar siguria nacionale. Institucionet tona janë ende në gjumë e në pushime! Kemi provuar helmimet që i provonte Serbia te shqiptarët në kohë okupimi! Ku është shteti ynë tani?!”, ka shkruar Tërmkolli: