Tërmkolli: Nuk i thuhet SHBA-së prit të shohim
15 gusht 2021
| 14:25
Pas ngjarjes së ditës së sotme, të hyrjes së talibanëve në shtetit afgan, kanë filluar reagime të shumta nga zyrtarë të lartë politik në botë si dhe në Kosovë.
Pas konfrimit të Shqipërisë për ta mbështetur kërkesën e SHBA-ve, për t’iu dalë në ndihmë të pastrehëve afgan, qeveria e Kosovës, ka informuar se janë në komunikim me SHBA-të për të strehuar refugjatët e mundshëm afgan.
Një reagim në “Facebook” e ka bërë, edhe ish-deputetja nga radhët e LDK-së, Melihate Tërmkolli.
Tërmkolli, në postim ka thënë se SHBA-ve mund t’i drejtohesh me vetëm një përgjigje të shkurtër “po”, por nuk mund t’i thuash që të presë.
“Nuk i thuhet SHBA-ve ” prit të shohim” në momentin kur kanë nevojë për ty. I thuhet shkurt e qartë Po!”, tha ajo në postim.