Tërmkolli: Osmani e Kurti janë larg të qenit liderë

26 maj 2022 | 10:55

Ish-deputetja e LDK-së dhe aktivistja politike, Melihate Tërmkolli gjatë intervistës në “Përballje” në Telegrafi.com me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu ka folur për qeverisjen aktuale në Kosovë.

Sipas Tërmkollit, presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti janë larg të qenit liderë politikë.

“Janë larg për të qenë liderë të realizimit të interesave të qytetarëve dhe mbrojtës të shtetit të Kosovës. Shteti nuk mbrohet me fjalë, shteti nuk lëviz me fjalë, me ligjërata nuk lëvizin proceset politike”, ka thënë Tërmkolli.

Ish-deputetja e ish ministrja e ka cilësuar si qeverisjen më të dobët që nga paslufta, qeverisjen aktuale.

“Jemi në një fazë ku nuk po bëhet politikë, jemi në një situatë të ngrirë politike nuk po shihet zhvillim, e as projekt ose plan ku mund të pritet që do të ketë një ndryshim të madh pozitiv. Është një qeveri ku realiteti politik i saj është virtual. Është një diçka që po ndërtohet jashtë këtij realiteti”, u shpreh Tërmkolli.

Ajo theksoi se ka një mënyrë, një nivel të qasjes ndaj miqve dhe ndaj atyre që janë pjesë e pandarë e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

Tërmkolli pati kritika edhe për opozitën, duke thënë se fatkeqësisht në Kosovë nuk ka opozitë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Blerta…