
Tërmkolli: Sali Çekaj ia ka prishë matematikat Serbisë, djali i tij Vetëvendosjes
05 mars 2025
| 14:22
Melihate Tërmkolli është përshirë në debatin dhe përplasjen që po ndodh në mes të LDK-së dhe Vetëvendosjes për votat që ka marrë kandidati i LDK-së, Hysen Çekaj, në diasporë.
Tërmkolli ka thënë se Sali Çekaj gjatë kohës së luftës ia kishte prishur matematikat Serbisë, ndërkohë shton se djali i Sali Çekajt, Hyseni, ia ka prishë matematikat e Vetëvendosjes.
“Heroi i kombit, Sali Çekaj, ia ka prishë krejt matematikat Serbisë dhe do shqiptarëve! Familja Çekaj ndër të paktat, kurrë nuk kërkoi as nuk mori favore në emër të luftes. Djali i Sali Çekajt, Hyseni ia paska prishë matematikat LV-së! Hysen djali, ec përpara!”, ka shkruar ajo në “Facebook”.