Tërmkolli: Shqiptarët kanë dy liderë, Rugovën dhe Berishën, të tjerët janë kryeministra e presidentë
11 dhjetor 2021
| 21:01
Ish-deputetja nga radhët e LDK-së, Melihate Tërmkolli ka reaguar pas shkarkimit të Lulzim Bashës nga Kuvendi i thirrur nga Sali Berisha.
Tërmkolli përmes një postimi në Facebook tha se shqiptarët kanë dy liderë dhe prijës kombëtarë që e kanë bërë historinë e shqiptarëve.
Sipas saj, ata janë Ibrahim Rugova dhe Sali Berisha.
Tërmkolli tha se të tjerët janë kryetarë partish, kryeministra ose presidentë.
Postimi i plotë:
Shqiptarët kanë dy liderë, dy prijës kombëtarë që e bënë historinë e shqiptarëve, Dr. Ibrahim Rugova dhe dr. Sali Berisha. Tjerët janë kryetarë partishë, kryeministra ose presidentë!
Sigurisht, secili ka vlerën e vet politike!